Ballina Kronika Pjesë e një grupi kriminal/ Arrestohet në Fier 43 vjeçari me 2...

Pjesë e një grupi kriminal/ Arrestohet në Fier 43 vjeçari me 2 emra, do ekstradohet në Itali

100
0

Kapet në Fier dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Itali, një 43- vjeçar i akuzuar si pjesëtar i një grupi kriminal që trafikonte lëndë narkotike.

Elvis Ziu alias Renato Ziu, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Cantalissetta, Itali, me vendimin e datës 01.09.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Njoftimi:

Policia e Shtetit

Vijojnë operacionet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohet operacioni i koduar “Operacionalja 74”.

Kapet në Fier dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Itali, një 43- jeçar i akuzuar si pjesëtar i një grupi kriminal që trafikonte lëndë narkotike.

Strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, finalizuan operacionin e koduar “Operacionalja 74”, gjatë të cilit u kap në Fier dhe u vu në pranga shtetasi:

E. Z. alias R. Z., 43 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Cantalissetta, Itali, me vendimin e datës 01.09.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.