Ballina Sport “Nëse nuk më do, vetëm ma thuaj”, Ronaldo rrëfen gjithçka për përplasjen...

“Nëse nuk më do, vetëm ma thuaj”, Ronaldo rrëfen gjithçka për përplasjen me Jesus dhe kërkon që Portugalia ta dënojë

43
0

Pesë herë fituesi i Topit të Artë u largua para përballjes me Danimarkën shkaku i pakënaqësive që nuk u inkuadrua kundër Norvegjisë. Ronaldo ka reaguar zyrtarisht për herë të parë, duke shpjeguar se Jesus i theu dy herë premtimet kurse shtoi se Federata Portugeze duhet ta dënojë për vendimin e marrë.

“Siç premtova, dua të shpjegoj drejtpërdrejt se çfarë ndodhi në grumbullimin e fundit të Kombëtares. Pas Kupës së Botës, presidenti i FPF-së këmbënguli që ta rishqyrtoja vendimin për t’u larguar dhe më pyeti për mendimin tim rreth trajnerit aktual. I thashë se ai do të ishte zgjedhja e duhur.

Në gusht, trajneri më tha se isha thelbësor për projektin e tij: Do të luaja ndeshjen e parë dhe të fundit. Ai sugjeroi që të mos udhëtoja në ndeshjet jashtë fushe, por unë refuzova. Një kapiten nuk qëndron në shtëpi. Simao Coutinho ishte dëshmitar i kësaj.

Ditën e ndeshjes ndaj Norvegjisë, ai më pyeti nëse isha i gatshëm të luaja 30 minuta. Nuk ishte pjesë e planit, por thashë po. U ngroha që nga pjesa e parë dhe nuk u aktivizova kurrë. Ai e kishte thyer fjalën e dhënë. Të mos i përshëndesja tifozët pas ndeshjes ishte faji im dhe kërkoj falje për këtë.

48 orë më vonë, me Coutinhon të pranishëm, ramë dakord që ai t’u tregonte të vërtetën gazetarëve: Plani ishte i tij, unë nuk kisha kërkuar minuta dhe fakti që më bëri të ngrohesha pa më aktivizuar ishte një gabim. Ai më kërkoi një përqafim dhe më premtoi këtë. Unë miratova një dokument të shkurtër me këto pika.

Atë mëngjes i kisha thënë presidentit dhe trajnerit: Nëse nuk më doni, thjesht më tregoni. Të dy thanë jo.

Konferenca për shtyp nuk kishte asnjë lidhje me atë që kishim rënë dakord. Dëgjova një sulm që nuk e meritoja. Ishte hera e dytë që ai e kishte thyer fjalën e dhënë. Në gati 25 vjet, unë kurrë nuk kam ndërhyrë në një vendim teknik. Por kur fjala ime thyhet, vendi im nuk është aty.

U kërkoj falje bashkëlojtarëve të mi që u largova. Përgjegjësia është vetëm e imja. FPF-ja duhet të më dënojë pa asnjë rrethanë lehtësuese; si kapiten, kjo është një rrethanë rënduese.

Po flitet për ndeshje lamtumire. Por unë mësova, kur isha i uritur, se askush nuk i jep asgjë askujt. Për mua, Kombëtarja do të thotë të garosh.Kur më vdiq babai, qëndrova deri sa përfundoi ndeshja e radhës. E bëra këtë për vendin tim.

Nëse jam i gatshëm, pas pezullimit tim, do të jem në dispozicion, si gjithmonë, për të garuar dhe për të fituar me Portugalinë. Kjo është e vërteta absolute”, shkroi ai.