Ballina Aktualitet U mor e pandehur nga SPAK për pabarazi në tendera, Gjykata e...

U mor e pandehur nga SPAK për pabarazi në tendera, Gjykata e Posaçme pezullon nga detyra Belinda Ballukun

138
0

Gjykata e Posaçme ka marrë dy masa sigurie për Belinda Ballukun, pezullim i ushtrimit të detyrës dhe funksionit si zv. Kryeministre dhe ministre, dhe ndalim i daljes jashtë vendit.

Vendimi është dhënë nga gjyqtari Erion Çela, i kërkuar nga prokurori Dritan Prençi, nën akuzën e shkeljes së barazisë në tendera….

SPAK akuze të re për Belinda Ballukun. Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë akuzohet jo vetëm per shkelje të barazisë në tendera për tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, por edhe për tenderin për lotin 4 të Unazës së Madhe me vlerë 19 milionë euro.

Ndaj zonjës Balluku u caktua masa e sigurisë pezullim nga ushtrimi i funksioneve publike dhe ndalim per të dalë jashtë vendit. Në arrest shtëpie janë derguar dy vartësit e saj Erald Elezi, administrator i KESH dhe Gentian Gjyli kreu i ARRSH-së.

Klodiana Lala: Kur u arrestua ish kreu i ARRSH Evis Berberi, u sekuestruan 4 celularë, përfshirë atë të bashkëshortes së tij.
Berberi dyshohej se kishte krijuar një kompani në emër të bashkëpunëtorëve të tij, të cilës i jepte tendera. Berberi kishte arritur të blinte pasuri të paluajtshme, disa prej të cilave jashtë tashmë të sekuestruara.
Kur u zbërthyen të katër celularët, përfshirë Blackbarryn, i cili ishte i vështirë të çkodohej, dolën bisedat e tij me Ballukun. Berberi jo vetëm që kishte ruajtur bisedat, kishte bërë pjesën më të madhe të bisedave komprometuese screen shot dhe ia kishte dërguar bashkëshortes. Siç duket kjo ishte një masë për të ruajtur veten dhe për të mos shkuar vetëm në burg.

Për dy bashkëpunëtorët kryesorë të Ballukut, Drejtori i KESH, Erald Elezi, dhe kreu aktual i ARRSH-së Gentian Gjyli është marrë masa ‘arrest shtëpie’.

Qyno thotë se ky është vetëm hapi i parë ndërsa paralajmëron se dosje të tjera e presin numrin dy të qeverisë Rama.

Belinda Balluku iu bashkua kabinetit të Edi Ramës në vitin 2019 si ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe prej më shumë se pesë vitesh drejton portofolin më të madh qeveritar.

Ajo është gjithashtu zyrtarja më e lartë që përballet aktualisht me akuza penale nga SPAK, pas një serie bashkëpunëtorësh të ngushtë të kryeministrit që kanë humbur postet e tyre për shkak të hetimeve, përfshirë Arben Ahmetajn, ish-zv.kryeministër, Erion Veliajn, kryebashkiak i Tiranës, Ilir Beqajn, ish-ministër i Shëndetësisë, dhe më herët Saimir Tahirin, ish-ministër i Brendshëm.