Rivaliteti amerikano-kinez është shprehur në mënyrë të drejtpërdrejtë në Greqi duke e vënë Athinën zyrtare në një pozitë të sikletshme.
Mediat greke raportojnë për “një përgjigje të ashpër” të ambasadës kineze ndaj komenteve të ambasadorit amerikan në Athinë Kimberly Gilfoyle, i cili kërkoi shitjen e portit të Pireut për të reduktuar ndikimin kinez në rajon.
Kërkesa direkte amerikane cenon politikën e kujdesshme të Greqisë që është përpjekur të ruajë një distancë nga tensionet mes dy fuqive të mëdha. Greqia i përmbahet partneritetit strategjik me ShBA, por respekton kontratën koncesionare me Kinën për portin e Pireut, rinovouar në vitin 2016.
Ambasadorja amerikane kërkoi nga televizioni që porti të shitet dhe se rrugë për ta zgjidhur situatën ka.
Ambasada kineze ka reaguar duke e cilësuar deklaratën ndërhyrje në çështjet e brendshme të Greqisë si dhe një përpjekje për të stigmatizuar relacionet greko-kineze.
Pala kineze ka vënë në dukje se gjatë krizës së borxhit, Pekini i dha dorën Greqisë duke shtuar se porti i takon popullit grek dhe nuk ka pse të bëhet pjesë e konfrontimit gjeopolitik.
Rreth situatës së krijuar pala greke nuk ka asnjë qëndrim pos një deklarate të datës 18 nëntor të Ministrisë së Jashtme, sipas së cilës Greqia respekton marrëveshjet e së shkuarës.







