Ballina Kronika “Masakra e Lushnjes”, Gjykata e Lartë vulos burgimin e përjetshëm për Orgest...

“Masakra e Lushnjes”, Gjykata e Lartë vulos burgimin e përjetshëm për Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin

21
0

Orgest Bilbili dhe Anterio Kaloshi dënohen përfundimisht me burgim përjetë.

Gjykata e Lartë la në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit të Posaçëm të 20 marsit 2023, për dënimin me burg të përjetshëm të dy prej autorëve të “Masakrës së Lushnjes”, Anterio Kaloshi dhe Orgest Bilbili.

Apeli shpalli fajtor Bilbilin dhe Kaloshin për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës, si dhe plagosjen e Bujar Turkut dhe Marius Xhepexhiut, ngjarje e shënuar në Lushnjë në vitin 2017.

Dy të dënuarit akuzohen për veprat penale “ vrasje në rrethana cilësuese të një ose më shumë personave,, “Kryerja e veprave penale në kuadër të grupit kriminal”, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’ si dhe ‘Prishja e qetësisë publike’.

Për të njëjtën ngjarje, është dënuar me burg përjetë edhe Laert Haxhiu.