Ballina Sport Dëmtimi ndryshon skenarët, Man.City-Rodri, “ngrinë” negociatat për rinovim

Dëmtimi ndryshon skenarët, Man.City-Rodri, “ngrinë” negociatat për rinovim

22
0

Man.City ka humbur jo pak nga shkëlqimi dhe statusi i fituar ndër vite, një pjesë e opinionit, përfshiri këtu edhe vetë trajnerin Guardiola, e lidhën dështimin e një sezoni më parë me mungesën e Rodrit. “Topi i Artë” këputi ligamentet e gjurit dhe që nga ai dëmtim Rodri i dikurshëm nuk është kthyer më, për këtë arsye drejtuesit e Man.City po hezitojnë për t’i ofruar mesfushorit një kontratë të re.

Rodi-Man.City kanë një kontratë të vlefshme deri në 2027, por negociatat kanë “ngrirë”. Përpara dëmtimit, “qytetarët” ishin gati të “vishnin me ar” Rodrin, por tani Daily Mail shkruan se situata është përmbysur. Përpara se t’i ofrojnë një kontratë të re, fillimisht drejtuesit e klubit kërkojnë garanci për gjendjen fizike të Rodrit.

Duke parë situatën mes palëve nuk është aspak çudi që në verë Rodrin ta shohim në merkato, në mënyrë që të mos rrezikojnë ta humbasin falas. Real Madrid mund të përfitojë nga kjo situatë pasi Rodri është një dëshirë e vjetër e presidentit Perez, edhe pse palët u përplasën jo pak një vit më parë ku Rodri i rrëmbeu Topin e Artë Vinicius jr.