Gazetari Almer Toska ka akuzuar drejtpërdrejt Belinda Ballukun për tentativa shantazhi dhe blerje të heshtjes politike, duke përdorur miliona euro të përfituara nga korrupsioni në koncesionet rrugore.
Në intervistën e tij në News24, ndërsa komentonte pezullimin nga detyra dhe bllokimin e pasaportës së Ballukut nga GJKKO, Toska deklaroi: “Belinda Balluku ka tentuar të negociojë fatin e saj politik duke përdorur shantazhin. Ka menduar se kishte mbështetje të fortë sepse kishte pushtet ekonomik absolut përmes korrupsionit. Ka mbushur xhepat jo vetëm të njerëzve të saj, por edhe të opozitës dhe partive të reja. Ka shpërndarë paranë e grabitur të shqiptarëve te ata që dilnin publikisht përballë saj.”
Gazetari zbuloi një detaj tronditës nga komunikimet e përgjuara: “Një deputet shumë i rëndësishëm i Partisë Demokratike, i afërt me Sali Berishën, komunikon në një grup WhatsApp-i me Evis Berberin. Deputeti i shkruan: ‘Na duhen lekë për molotovë’. Berberi i përgjigjet: ‘Keni shumë pak njerëz, pse nuk organizoheni më mirë?’ dhe deputeti ia kthen: ‘Nuk kemi financa’. Kjo tregon se deri në çfarë niveli ka arritur blerja copë-copë e opozitës nga Belinda Balluku.”







