Ballina Politika GJKKO pezulloi Ballukun, Rama e merr në mbrojtje: Arbitraritet, një gjyqtar special...

GJKKO pezulloi Ballukun, Rama e merr në mbrojtje: Arbitraritet, një gjyqtar special dhe një prokuror u bënë bashkë dhe…

26
0

Kryeministri Edi Rama, në konferencën për mediat pas samiti, u pyet edhe nëse do ta shkarkojë Belinda Ballukun. Rama tha se do ta respektojnë vendimin e gjykatës, duke shtuar se do t’i drejtohen kushtetueses.

“Dua të them fillimisht se nëse sot Shqipëria i ka hapur të gjithë kapitujt e negociatave ndër disa arsye themelore, është edhe fakti se Shqipëria po e lufton seriozisht korrupsionin dhe krimin e organizuar. Pa diskutim që sot edhe fakti që mund të bëhen pyetje me këtë përmbajtje, lidhet me epokë të re kur kemi hyrë. Dhe në këtë epokë të re, Shqipërinë e ka futur kjo shumicë qeverisëse me mua ne krye. Sa i përket rastit konkret, dua të them tre gjëra. Së pari, pavarësia e gjyqësorit, nuk është as një slogan, as manovër politike dhe as eksperiment i përkohshëm por shkëputje historike nga e kaluara. Dhe e realizuar vetëm në vitet e fundit, kjo pavarësi ka sjellë risi absolute në jetën ins të Shqipërisë dhe zhvillime të padiskutueshme pozitive, duke filluar nga një fakt i pamohueshëm, varrosja e kulturës 100 vjeçare të pandëshkueshmsërisë.”, tha Rama

Rama tha se vendimi i GJKKO është akt brutal i ndërhyrjes në pavarësinë e ekzekutivit.