Ballina Kronika Të shtënat me armë në Fier, Operacionalja “blindon” zonën, pamje nga vendngjarje

Të shtënat me armë në Fier, Operacionalja “blindon” zonën, pamje nga vendngjarje

9
0

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë në një lokal pranë një qendre tregtare në unazën Skënderbeu, lagja 8 Shkurti në Fier. Ngjarja është shënuar në verandën e lokalit, ku ndodhej i ulur i plagosuri.

Sipas burimeve paraprake, një person iu afrua lokalit me një armë tip kallashnikov dhe hapi zjarr në drejtim të viktimës. Një prej plumbave e ka prekur shkarazi në pjesën e mollës së faqes, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.

Autori është larguar me shpejtësi menjëherë pas të shtënave, por është identifikuar nga policia. Ai është banor i lagjes Sheq i Madh dhe njihet me pseudonimin “Sinaçi”.

I plagosuri ndodhet në spital, ku po merr ndihmën mjekësore dhe po pyetet nga grupi hetimor.

Forca të shumta policie dhe të FNSH-së mbërritën në vendngjarje dhe reaguan në kohë, ndërsa ekspertët e kriminalistikës po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe sigurimin e provave që mund të çojnë në arrestimin e autorit.