Gjendet trupi i pajetë i të moshuarës që humbi dje në Devoll.
“Devoll/ Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme, për shtetasen F. H., 75 vjeçe, e cila ishte larguar nga banesa dhe dyshohej se mund të ishte mbytur për shkak të prezencës së ujit në fshatin Progër, pas kontrolleve të kryera, sot rreth orës 08:30, kjo shtetase është gjetur në dalje të fshatit, në anë të një përroi, pa shenja jete.”, sqaron policia.







