Ballina Rajoni U gjet i vrarë dhe i djegur në Greqi – Sulo Halili,...

U gjet i vrarë dhe i djegur në Greqi – Sulo Halili, kushëriri i vrasësit të njohur. Dyshime për hakmarrje

35
0

Një tjetër pistë hetimore ka dalë në skenë pas vrasjes së 27-vjeçarit Sulo Halili.

Ai u gjet i vrarë me armë zjarri dhe i djegur pasditen e 7 nëntorit në Skourta të Viotias në Athinë.

Policia greke dyshon se vrasja e Sulo Halilit, ka ardhur si hakmarrje për vrasjen e Alfons Ndocit, i cili është akuzuar për krime të rënda në Greqi.

Burime ekskluzive të “Top Channel” bëjnë me dije se Sulo Halili është kushëriri me 42-vjeçarin Xhuliano Halili, autor i 5 vrasjeve në Greqi dhe aktualisht i dënuar në këtë shtet.

Në vitin 2008 dhe 2009, Halili akuzohet për vrasjen e dy shtetasve grekë. Më pas në nëntor 2021, Halili akuzohet se ka ekzekutuar shqiptarët Fillim e Oligert Mesaja, 35 e 2 vjeç, babë e bir, me urdhër të kriminelit famëkeq grek Vasilis Varelas.

Në qershor 2024, teksa ndodhej i burgosur, Halili vrau në burgun e Koridhalos 35-vjeçarin shqiptar Alfons Ndoci dhe plagosi 46-vjecarin Altin Vokrri. Edhe kjo ngjarje dyshohet të ketë qenë e porositur.