Grupet polifonike nga treva të ndryshme shqiptare sollën emocione të veçanta në hollin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, ku u zhvillua një aktivitet i posaçëm në kuadër të 30-vjetorit të themelimit të Shoqatës së Polifonisë Shqiptare dhe 20-vjetorit të pranimit të polifonisë në UNESCO.
“Shoqata Polifinia shqiptare në kuadër të 30 vjetorit të themelimit të saj dhe 20 vjetori I pranimit të polifonisë shqiptare në UNESCO. Shoqata gjatë këtyre 30 viteve ka pasur veprimtari të jashtzakonshme dhe mbi të gjitha krijimin e organizimit dhe drejtimit të 12 festivaleve polifonike”, tha Minella Kureta, “Mjeshtër i Madh”.
Ndërsa kryetari i Shoqatës “Polifonia Shqiptare”, theksoi larmishmërinë e programit artistik.
“Sot kemi përgatitur si këngë për festat e Nëntorit, ashtu edhe këngë lirike dhe të tjera. Në aktivitet marrin pjesë grupe nga Skrapari, Lushnja dhe Mallakastra”, theksoi Sinkron Yzeir Llanaj, kryetari i Shoqatës “Polifonia Shqiptare”.
Atmosferës polifonike iu bashkua edhe Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore
“Në Ansamblin tonë, përveç këngës, valles, muzikës instrumentale, një pjesë e mirë është edhe polifonia. Jemi pjesëmarrës me Ansamblin ku do të performojnë dy këngë shumë të bukura”, u shpreh Sokol Marsi, Drejtori i Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore.
Në skenë u ngjitën “Djemtë e Vlorës”, Grupi i Libohovës, Grupi Polifonik i Ansamblit Kombëtar, Grupi i Gorës, Grupi “Selam Musaj”, si dhe Grupi i Mallakastrës, duke sjellë një mozaik të traditës polifonike shqiptare.







