Këtë të shtunë u luajtën disa nga ndeshjet e para të javës së 3-të të Superiores. Egnatia është rikthyer te fitorja, teksa mundi me rezultatin e thellë 5-1 Bylisin. Tek kampionët bie në sy Bakajoko me dopietën personale, ndaj një kundërshtari që luajti pjesën më të madhe të lojës me një lojtar më pak.
Në sfidën tjetër, në Niko Dovana, Teuta kaloi pengesën e Vorës, duke triumfuar 0-1. Goli i vetëm i takimit mban firmën e Kotobellit në pjesën e dytë. Takimit ishin të vlefshme për javën e 12-të të kampionatit shqiptar.







