Jose Mourinho akuzoi disa nga lojtarët e tij për “tradhti”, teksa lëshoi një shpërthim të jashtëzakonshëm pas fitores së Benficas në kupë.
Benfica mundi Atletico CP 2-0 të premten për të siguruar vendin në raundin tjetër të Kupës së Portugalisë.
Por skuadra e Mourinhos vuajti për fitoren, duke shënuar dy gola të vonshëm ndaj ekipit të kategorisë së tretë për të kaluar më tej në kompeticion.
Richard Rios hapi rezultatin në minutën e 73-të, përpara se Vangelis Pavlidis të dyfishonte avantazhin nga pika e bardhë katër minuta më vonë.
Performanca e pjesës së dytë e Benficas erdhi pas faktit që 62-vjeçari bëri ndryshime të mëdha në pushim.
Mourinho zëvendësoi pa mëshirë Joao Rego, Tomas Araujo, Franjo Ivanovic dhe Enzo Barrenechea në pjesën e parë, ndërsa kërkonte të freskonte skuadrën e tij.
Vendimi i tij për të bërë katër zëvendësime përpara pjesës së dytë rezultoi në fund i suksesshëm, pasi Benfica shmangu një surprizë të madhe duke mposhtur Atletico CP dhe siguruar një vend në raundin tjetër.
Ai gjithashtu shprehu zhgënjimin e tij ndaj disa lojtarëve, duke deklaruar se nuk i pëlqejnë lojtarët që “e tradhtojnë”.
“Pjesa jonë e parë ishte e dobët. Dhe ishte e dobët në atë kuptim që më dhemb më shumë, që është kur je i dobët në qëndrim.
Kishte shumë lojtarë që nuk ishin seriozë, që nuk e qasën ndeshjen siç duhet. Në pushim bëra katër zëvendësime, por do të kisha dashur të bëja nëntë.
Nuk bëra pesë zëvendësime sepse nuk mund të luaja 45 minuta pa asnjë lojtar në stol. Por bëra katër dhe mendoj se ato e ndryshuan ndeshjen falë intensitetit dhe seriozitetit.
Po i kushtoj shumë vëmendje, edhe pse kam pak kohë këtu, lojtarëve të rinj. Nuk më pëlqejnë lojtarët që më tradhtojnë”, ka deklaruar portugezi.







