Ballina Rajoni Ndodh në Selanik/ Hajduti bie nga çatia, pronari i shtëpisë i jep...

Ndodh në Selanik/ Hajduti bie nga çatia, pronari i shtëpisë i jep ndihmën e parë

27
0

Një përpjekje për vjedhje në një banesë në Drimo, pranë Selanikut, përfundoi keq për dy hajdutët, të cilët u lënduan rëndë duke rënë nga ballkoni teksa tentonin për t’u larguar.

Sipas policisë, dy autorët kishin hyrë në një apartament në katin e parë dhe kishin marrë bizhuteri, dy telefona celularë, sende personale dhe 615 euro.

Në momentin e vjedhjes, pronari i banesës u kthye papritmas dhe i zbuloi.

Hajdutët tentuan të largoheshin nga ballkoni, por ranë nga një lartësi rreth 6 metrash, duke u lënduar.

Një video e transmetuar nga mediat greke tregoi momentet pas rënies, ndërhyrjen e ekipit të shpëtimit dhe ndihmën e parë që iu dha nga vetë pronari.

Të dy u dërguan në spitalin “Papageorgiou” të Selanikut, ku po trajtohen.

Njëri prej tyre ka lëndime më serioze, ndërsa tjetri është më lehtë i plagosur.

Ndërkohë, autoritetet po kërkojnë një bashkëpunëtor të tretë, i cili besohet se i priste ata në një makinë të parkuar dhe ka arritur të largohet.