Leon Tolstoi vdiq më 20 nëntor 1910, në moshën 82 vjeçare, nga pneumonia në stacionin hekurudhor të Astapovos. Pasi ishte grindur me familjarët e tij, ai po udhëtonte i vetëm për në jug kur u sëmur rëndë.
Udhëtarët e tjerë e ndihmuan të zbriste nga treni në stacion, teksa ndërroi jetë disa ditë më vonë në shtëpinë e shefit të stacionit. Një shtyllë e njohur e letërsisë ruse por edhe saj botërore, Tolstoi është i njohur në të gjithë botën e qytetëruar.
Pak figura të tilla kanë një përmasë të tillë në historinë botërore. Edhe personaliteti i shkrimtarit është shumë interesant. Ai nuk ishte vetëm një shkrimtar i talentuar, por edhe një njeri i pazakontë.
Ja 25 fakte interesante nga jeta e Tolstoit:
1. Leon Tolstoi ishte një i afërm i largët i Aleksandër Pushkinit, një tjetër shkrimtar rus me famë botërore.
2. Tostoi pati 13 fëmijë, por 5 prej tyre vdiqën në fëmijërinë e hershme për arsye të ndryshme.
3. Biblioteka e tij personale, përmbante më shumë se 23 mijë libra të shkruar në 39 gjuhë të ndryshme. Ai vetë fliste rrjedhshëm shumë gjuhë të huaja dhe ishte një poliglot i vërtetë.
4. Shkrimtari ishte çuditërisht shumë kritik ndaj veprës së dramaturgut të madh anglez Uilliam Shekspir, duke folur me përçmim për veprën e tij.
5. Tolstoi u nominua në një rast për Çmimin Nobel për Letërsi, por ai ua bëri të qartë organizatorëve se nëse do ta fitonte atë çmim do ta refuzonte. Në këto kushte, Komitetit i Nobelit e rishqyrtoi çështjen dhe u tërhoq nga ai vendim.
6. Shkrimtari kishte një vlerësim shumë të madh për veprën e bashkëkohësit të tij shkrimtarit të mirënjohur rus, Anton Çehov.
7. Gjatë jetës së tij, Leon Tolstoi mbajti një korrespondencë aktive me lexuesit e tij nga vende të ndryshme të botës.
8. Që kur ishte rreth 50 vjeç, shkrimtari u bë vegjetarian dhe ndaloi së ngrëni mish.
9. Shkrimi i dorës i Tolstoit ishte aq i palexueshëm, saqë gruaja dhe vajza e tij i rishkruanin nga e para dorëshkrimet e tij përpara se t’ia dërgonin botuesve, pasi redaktorët nuk mund të kuptonin asgjë.
10. Në një rast, Leoni gati sa nuk u përball me një duel me shkrimtarin tjetër të famshëm të Rusisë, Ivan Turgenev. Por për fat të mirë konflikti u zgjidh në kohë.
13. Leon Tolstoi shkroi gjatë jetës së tij rreth 165 mijë fletë dorëshkrime dhe më shumë se 10 mijë letra.
14. Shkrimtari rrëfente vazhdimisht se nuk e duronte dot lehjen e qenve.
15. Si një adhurues i manave, Tolstoi nuk hëngri kurrë qershi. Atij nuk i pëlqente shija e tyre.
16. Të gjitha veprat më të rëndësishme të Leon Tolstoit u shkruan pas martesës së tij, e cila ndodhi kur ai ishte 34 vjeç.
17. Veprat e plota të Tolstoit janë të përmbledhura në 90 vëllime voluminoze.
18. Edhe pse një fisnik i pasur, shkrimtari nuk e kundërshtonte punën fizike. Madje, shpeshherë ai shihej duke i lëruar vetë tokat e tij.
19. Ashtu si një shkrimtar tjetër i madh, Fjodor Dostojevski, Tolstoi ishte një bixhozxhi i apasionuar pas letrave dhe lojërave të tjera të fatit për të fituar para.
20. Tolstoi e rishkroi 8 herë romanin e tij të famshëm “Lufta dhe Paqja”.
21. Vetë Leo Tolstoi u përjashtua nga Kisha Ortodokse, sipas një vendimi të Sinodit të Shenjtë. Ai vetë ishte ateist dhe në moshë madhore e kritikoi hapur fenë.
20. Shkrimtari, i cili predikonte një jetë të thjeshtë në varfëri, ishte gati të hiqte dorë nga të drejtat e autorit të veprave të tij, por kjo u kundërshtua vazhdimisht nga gruaja e tij.
21. Sipas Aleksandër Goldenveizer, Tolstoi e krahasonte martesën me një funeral.
22. Në fillim të shekullit XXI, kishte rreth 350 pasardhës të drejtpërdrejtë të shkrimtarit.
23. Teoria e Tolstoi për mosrezistencën ndaj së keqes me anë të dhunës, ndikoi seriozisht tek politikani i famshëm indian Mahatma Gandi.
24. “Tregimet e Sevastopolit” bazohet në kujtimet e tij personale. Në moshë të re, Leoni mori pjesë personalisht në mbrojtjen e atij qyteti.
25. Si një burrë i pjekur, Leo Tolstoi shpesh ecte zbathur për të theksuar afërsinë e tij me njerëzit e thjeshtë.







