Ballina Lifestyle Vjenë, aparati fotografik i papa Françeskut shitet për 6,5 milionë euro

Vjenë, aparati fotografik i papa Françeskut shitet për 6,5 milionë euro

24
0

Një aparat fotografik në pronësi të papa Françeskut u shit sot në ankand në Vjenë për 6,5 milionë euro (7,5 milionë dollarë) pas një ”lufte” të papritur ofertash.

Aparati ”Leica M-A” e tejkaloi vlerën e tij të parashikuar 100-fish, sipas një zëdhënësi të Ankandit të 47-të ”Leitz Photographica”.

Në përputhje me dëshirat e ish-kreut të Kishës Katolike, i cili ndërroi jetë në prill, paratë do të shkojnë për bamirësi.

Shtëpia e ankandeve gjithashtu hoqi dorë nga tarifa e komisionit.

Kopmania ”Leica Camera AG” ia dhuroi kamerën Françeskut në vitin 2024, duke e etiketuar atë dhe lentet e saj me numrin serial 5 000 000.

“Gjithmonë ka qenë traditë në ‘Leica’ të rezervojë numra serialë të tillë dallues dhe të rrumbullakët për kamerat speciale, të cilat shpesh u jepen figurave të shquara publike”, tha Alexander Sedlak, drejtor menaxhues i ”Leica Camera Classics” dhe ”Leitz Photographica Auction”.

Emri i blerësit nuk u bë i ditur.

Sipas raportimeve, dy ofertues garuan për kamerën në telefon.

”Ankandi afërsisht 10-minutësh ishte sigurisht një nga betejat më emocionuese të ofertave në historinë e shtëpisë sonë të ankandeve dhe absolutisht i denjë për këtë lot të jashtëzakonshëm”, tha Sedlak.