Max Verstappen ka triumfuar në Çmimin e Madh të Las Vegasit, duke lënë pas Lando Norris dhe George Russell në një garë të mbushur me rivalitet dhe parakalime spektakolare.
Rezultati i sotëm e bën edhe më të nxehtë luftën për titull. Lando Norris, i dyti në Las Vegas, tani ka 30 pikë avantazh ndaj Oscar Piastrit dhe 42 pikë ndaj Verstappen, duke u afruar shumë titullit të tij të parë në Formula 1. Ai mund ta sigurojë matematikisht kampionatin në garën e ardhshme në Katar.
Norris nisi nga pole, por u parakalua herët nga Verstappen dhe Russell. Në xhiron e 35-të ai rikuperoi vendin e dytë, ndërsa Piastri u rendit i katërti, duke u larguar edhe më shumë nga gara për titull.
Surpriza e garës ishte Andrea Kimi Antonelli, që nga vendi i 17-të dhe me penalizim prej 5 sekondash arriti të përfundojë i pesti.
Top 10 në Las Vegas:
Verstappen
Norris
Russell
Piastri
Antonelli
Leclerc
Sainz
Hadjar
Hulkenberg
Hamilton
Renditja e përgjithshme pas Las Vegas:
Norris 408, Piastri 378, Verstappen 366, Russell 291, Leclerc 222, Hamilton 149, Antonelli 132.







