Sllovenët po votojnë në një referendum të ri që do të përcaktojë nëse një ligj që legalizon vdekjen e asistuar qe njihet me termin eutanazi, do të zbatohet apo do të pezullohet, pasi kritikët nisën një fushatë kundër legjislacionit. Disa vende evropiane, përfshirë Austrinë, Belgjikën, Holandën dhe Zvicrën, lejojnë që personat në fazë terminale të marrin ndihmë mjekësore për t’i dhënë fund jetës së tyre.
Parlamenti i Sllovenisë miratoi një ligj në korrik që lejon vdekjen e asistuar, pasi një referendum i vitit 2024 e mbështeti atë. Por një votim i ri u thirr pasi një grup civil, i mbështetur nga Kisha Katolike dhe opozita konservatore parlamentare, mblodhi 46,000 nënshkrime në favor të një rivotimi, duke tejkaluar 40,000 të kërkuara. Ligji do të hyjë në fuqi nëse shumica e pjesëmarrësve, që përfaqësojnë të paktën 20% të 1.7 milion votuesve të kualifikuar, nuk e refuzojnë atë.
Kishte nga ata qe u shprehen pro kesaj procedure menjehere pasi hodhen voten e tyre.
“Mendoj se është e drejtë që të gjithë të vendosin vetë nëse do t’i japin fund jetës apo jo, veçanërisht nëse ka ndonjë, si të them, dhimbje të padurueshme ose sëmundje të pashërueshme, dhe mendoj se është e drejtë që ata të vendosin në këtë drejtim.”
Nderkohe nje tjeter votues u shpreh se kishte votuar kunder eutanazise.
Sipas ligjit të kontestuar, i cili mund te hyje në fuqi këtë vit, pacientët me semundje terminale do të kene të drejtën e ndihmës për te vdekur nëse vuajtja e tyre është e padurueshme dhe të gjitha opsionet e trajtimit janë shteruar. Gjithashtu lejon vdekjen e asistuar nëse trajtimi nuk ofron perspektivë të arsyeshme për shërim ose përmirësim të gjendjes së pacientit. Kryeministri Robert Golob, u ka kërkuar qytetarëve të mbështesin ligjin mjaft te debatuar. Kisha Katolike ka thënë se lejimi i vdekjes së asistuar “bie ndesh me themelet e Ungjillit, ligjin natyror dhe dinjitetin njerëzor”.







