Ballina Politika Rama zhvillon takim me Kryeministrin e Katarit/ Çfarë u bisedua

Rama zhvillon takim me Kryeministrin e Katarit/ Çfarë u bisedua

28
0

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur mbrëmjen e sotme në Katar. Ai është pritur në rezidencën e Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Katarit, Sheikh Mohammad bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani.

Në postimin, ku ka ndarë dhe pamje nga pritja, kreu i qeverisë shprehet se në takim kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimit dhe disa projekte me peshë të rëndësishme për Shqipërinë.

“Doha, Katar – Në rezidencën e Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Katarit, Sheikh Mohammad bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani, ku biseduam për thellimin e bashkëpunimit dhe disa projekte me peshë të rëndësishme për Shqipërinë”, thuhet në postimin e Ramës.

Siç shihet edhe në video, Rama është i shoqëruar nga Ministri i Financave, Petrit Malaj dhe ai i Pushtetit Vendor, Ervin Demo