Sipas gazetarit italian Fabrizio Romano, Liverpool – pavarësisht krizës së thellë të rezultateve – nuk po e shqyrton idenë e shkarkimit të Arne Slot në këtë moment.
“Reds” kanë pësuar tetë humbje në 11 ndeshjet e fundit, por bordi i klubit nuk është duke diskutuar një ndryshim në stol.
“Nuk kam asnjë lloj informacioni që pronarët e Liverpool janë duke marrë një vendim të menjëhershëm”, tha Romano në një video në kanalin e tij në YouTube.
“Ata nuk po mendojnë të ndryshojnë trajnerin.
Nuk janë në bisedime me asnjë trajner tjetër. Kjo është situata për ditën e sotme”.
Slot ende gëzon një nivel kredibiliteti te drejtuesit pas faktit që në sezonin e tij të parë pas epokës Jurgen Klopp, arriti t’i udhëheqë Reds drejt titullit në Liga Premier.
Megjithatë, pakënaqësia po rritet ndjeshëm te një pjesë e tifozëve të Liverpool.
Nëse ai presion rritet edhe më shumë në Anfield, pozita e Slot mund të bëhet seriozisht e rrezikuar.
Opsion i mundshëm është edhe rikthimi i Klopp, i cili njoftoi tifozët se është i hapur për të drejtuar sërish gjigantin anglez.







