FIFA ka publikuar vendimin ku zbulon se Vllaznia është bllokuar për tre sesionet e ardhshme të merkatos. Kuqeblutë nuk do kenë të drejtën të regjistrojnë lojtarë të rinj në vazhdim, pa paguar detyrimet ndaj gjyqit për të cilin bëhet fjalë.
Kjo nuk është situatë e re për klubet e Superiores. FIFA vazhdimisht publikon vendime, megjithatë është parë që detyrimet të paguhen dhe merkato të vijojë më pas normalisht.
Vllaznia është kryesuesja e kampionatit shqiptar. Kuqeblutë me trajner Edi Martinin janë në kuotën e 25 pikëve pas 12 javë të luajtura, ndryshe po aq sa Elbasani i vendit të dytë.
Vllaznia barazoi dje 1 me 1 ndaj Partizanit në transfertën tek “Arena e Demave”. Sfida e radhës për kuqeblutë do të luhet në Shkodër ndaj Teutës.







