Ballina Kronika Shkon në lokal dhe dhunon këngëtarin dhe pronarin/ Denoncimi i 69-vjeçarit: Autori...

Shkon në lokal dhe dhunon këngëtarin dhe pronarin/ Denoncimi i 69-vjeçarit: Autori ka dy emra është problematik. S’dua të më ngatërrohet..

32
0

Një 69-vjeçar nga Vlora, ka denoncuar në polici dhe publikisht një rast të ndodhur në lokalin e tij në Llakatund. Niko Hoxha tregon se ditën e djeshme, 39-vjeçari Shpëtim Danaj, erdhi në lokal teksa organizohej muzikë live dhe pa asnjë arsye goditi fillimisht një person tjetër që ishte këngëtar dhe më pas 69-vjecarin. Danaj e ka qëlluar Hoxhën në fytyrë dhe në këmbë. 

“Shpëtim Danaj erdhi bashkë dhe me një tjetër. Porositën dy birra. Më dha dhe mua një birrë. Shoh unë në një moment godet këngëtarin me grusht. I thash ‘çfarë bën?’ Më tha ‘e do dhe ti një?’. Shiko mua më goditi. Fillonte të fliste m fjalë të ndyra. Kur vjen policia këtu, më thotë që ai kishte dhe emër tjetër. Është problematik në të gjithë vendin. Nuk dua të më ngatërrohet djali. Djali më tha që dhe mua më kanë provokuar. I bëj thirrje shtetit që të kapet”, tha Hoxha. 

Vetë Hoxha tregon se gjithçka ndodhi pa asnjë arsye ndërsa thekson se nuk ka konflikte me personin që e dhunoi apo me persona te tjerë. Vete 69-vjecari thekson se për këtë ngjarje kërkon qe gjithçka t’i lihet në dorë drejtësisë. 

Hoxha thekson se autori është person problematik dhe njihet si i tillë në zonë ndërsa i bën thirrje policisë te hetojë edhe më shumë dhe të arrestojë autorin e dhunimit. Nuk kërkon asgjë tjetër, por sipas tij në këtë ngjarje te mos preken edhe persona te tjerë apo familjarë. Sakaq, policia ka shpallur në kërkim 39-vjeçarin ndërsa Prokuroria e Vlorës ka nisur hetimet për të. 

“Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë 

Specialistët për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Vlorë, referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin A. D., 39 vjeç, banues në fshatin Llakatund, pasi më datë 25.11.2025, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte, duke i shkaktuar dëmtime shtetasit N. H., 69 vjeç, banues në fshatin Llakatund”, njofton policia.