Ballina Politika Vetë e paditi, por Erion Veliaj për herë të katër, i fshihet...

Vetë e paditi, por Erion Veliaj për herë të katër, i fshihet përballjes me Aulon Kalanë në gjykatë!

23
0

Aulon Kalaja ka reaguar pas mosparaqitjes së Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në seancën gjyqësore të radhës, ku ai e ka paditur Kalanë për shpifje.

Në deklaratën e tij, Kalaja thekson vendosmërinë për të vijuar procesin në themel dhe për të marrë një vendim gjykate, duke e cilësuar këtë padi si një përpjekje për ta heshtur dhe intimiduar atë. Ai nënvizon se beteja e tij ndaj modelit politik që përfaqëson Veliaj ka mbi 15 vite dhe se nuk ka asnjë synim të tërhiqet.

Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, nuk u paraqit as sot në gjykatë (për të katërtën herë radhazi), ku më ka paditur për shpifje, por gjykata vendosi që seanca do nisë në themel, me datë 11 dhjetor, ora 14:00.
Kur u pyeta nga gjykatësja deklarova se unë dua që çështja të mos pushohet, por të vazhdojë sepse jam i bindur në pafajsinë time dhe për këtë dua vendim gjykate, sepse e di që Kryetari i Bashkisë Tiranë do vazhdojë me këtë strategji. Nuk tërheq asnjë deklaratë dhe do vërtetoj të kundërtën e çdo pretendimi për shpifje nga pala akuzuese.
Jam i bindur që kjo është një “padi strategjike” (SLAP), me qëllim që zoti Veliaj të më mbajë lidhur, që unë të intimidohem dhe të friksohem, e kësisoj të mos flas më për të. Ka mbi 15 vjet që jam në betejë me modelin politik dhe publik që ai përfaqëson dhe do e vazhdoj këtë luftë! Si gazetar, aktivist dhe politikan, jam e kundërta e tij.
Unë e di hallin që ka ai, por nuk e ndihmoj dot. Fakti është se ai është qeli, ndërsa unë njeri i lirë.
Sinqerisht Aulon”, shkruan Kalaja.

Ish kandidati për deputet, Aulon Kalaja është paditur për shpifje nga Erion Veliaj, pasi Kalaja u shpreh në një emision televiziv se në fillimet e tij, Veliaj vishej si femër së bashku me disa kolegë të tij në lëvizjen e asaj kohe “Mjaft” dhe iu ofronin shërbime seksuale ambasadave të huaja.