Ballina Sport ​Thellohet kriza në Real Madrid, Alonso “kapet keq” edhe me yllin tjetër...

​Thellohet kriza në Real Madrid, Alonso “kapet keq” edhe me yllin tjetër të skuadrës

46
0

Real Madridi po kalon një moment të nxehtë, pasi Xabi Alonso ka kërkuar largimin e Federico Valverdes në fund të sezonit. Marrëdhënia mes trajnerit dhe mesfushorit uruguaian është përkeqësuar ndjeshëm dhe kjo ka ndikuar edhe në paraqitjet e tij të fundit. Alonso i ka bërë të ditur klubit se Valverde nuk është më pjesë e planeve të tij dhe se një shitje do t’i hapte rrugë afrimit të një mesfushori më të përshtatshëm për stilin e ri të lojës.

Valverde, i cili prej vitesh ka qenë një nga shtyllat e ekipit, ka humbur terren këtë sezon për shkak të formës jo të qëndrueshme dhe detyrimit për të luajtur në disa pozicione.

Kjo luhatje ka ulur ndikimin e tij në fushë dhe ka përshpejtuar vendimin e klubit për ta futur në listën e transferimeve. Premier League është tashmë e interesuar dhe disa klube angleze pritet të hapin bisedimet sapo të nisë merkatoja.

Ky zhvillim tregon se Real Madridi po shkon drejt një ndryshimi të madh në mesfushë, duke vënë projektin e ri të Xabi Alonsos përpara historisë dhe kontributit të lojtarëve të vjetër. Largimi i Valverdes duket i pashmangshëm dhe mund të jetë hapi i parë i revolucionit të radhës në skuadrën madrilene.