Ballina Sport Vendosi rekord me 4 golat në Athinë, Mbappe replikë për ofendimet: I...

Vendosi rekord me 4 golat në Athinë, Mbappe replikë për ofendimet: I dëgjova, kishin një theks të keq

40
0

Real Madridi fitoi 3-4 me përmbysje kundër Olympiacos, sfidë kjo e vlefshme për raundin e pestë në fazën e ligës së Champions League. Katër golat e ‘Galaktikëve’ u shënuan nga Kylian Mbappe, me francezin që u ofendua gjatë ndeshjes, por gjithçka e mori me sportivitet.

“Po, po, i dëgjova. Ata po flisnin frëngjisht, që ishte… le të themi e dyshimtë. Theksi ishte vërtet i keq, por kjo është pjesë e lojës. Isha i përqendruar në atë që duhej të bëja, në mënyrën më të mirë për të ndihmuar ekipin”, tha mes të tjerash Mbappe.
26-vjeçari vendosi një rekord të ri për klubin, pasi bëhet i pari futbollist që shënon tre gola në një ndeshje për një kohë më të shkurtër, brenda gjashtë minutash e 42 sekondash lojë.

Mohamed Salah mbetet më i shpejti në Champions me golat e tij kundër Rangers në vitin 2022, pasi shënoi tre gola për gjashtë minuta e 12 sekonda.