Ballina Politika Zegjinea reagon pas lajmeve: S’kam qenë rojtare, por juriste! Paratë i kam...

Zegjinea reagon pas lajmeve: S’kam qenë rojtare, por juriste! Paratë i kam të gjitha të deklaruara

63
0

Deputetja Zegjine Çaushi, ka reaguar pas lajmeve të publikuara, ku është pretenduar se ajo ka punuar si “rojtare” në kompaninë “Illyrian Guard”.

“Të dashur qytetarë të Qarkut Fier, Për ju ndiej detyrim të reagoj.

Me gjithë respektin e madh që kam për mediat dhe gazetarët, ju lutem të ushtroni profesionin tuaj brenda kufijve të informacionit të saktë dhe verifikimit paraprak. Qytetarët tanë meritojnë të informohen drejt, jo të dezinformohen.

Sqarim publik: Së pari, kushdo është i lirë të bëjë lajm, por jo duke shtrembëruar faktet. Pozicionet e mia të punës, ndër vite, kanë qenë: 1. Specialiste e Emergjencave Civile 2. Kryeinspektore e IVMT 3. Juriste pranë shoqërisë “BA2” shpk (ndryshe nga çfarë paraqitet në media) 4. Juriste pranë shoqërisë “Illyrian Guard” ( Nga data 16 Maj 2024 deri në datën 25 Mars 2025, ndryshe nga çfarë paraqitet ne media)

Sa i përket të ardhurave të mia, ato janë të gjitha të deklaruara zyrtarisht (me transaksionet bankare), të shoqëruara me dokumentacionin përkatës pranë institucioneve përkatëse. Ndërsa përsa i përket largimit tim nga puna në “Illyrian Guard”, sqaroj se shkëputja ka ndodhur në datën 25 mars 2025, ndryshe nga sa është paraqitur në media”, shkruan deputetja