Ballina Aktualitet Operacioni antidrogë/ Ja kush janë tre të arrestuarit shqiptarë

Operacioni antidrogë/ Ja kush janë tre të arrestuarit shqiptarë

64
0

Janë zbardhur emrat e 3 prej 10 të arrestuarve, në kuadër të operacionit antidrogë të zhvilluar nga SPAK dhe Prokuroria e Brescias në Itali.

Bëhet fjalë për shtetasit, Asti Llupi, Erald Salla dhe Altin Shehaj të cilët akuzohen si pjesë e grupit kriminal që merrej me shitjen dhe transportin e lëndëve narkotike nga Amerika e Jugut, Shqipëria dhe Italia.

Në kuadër të operacionit janë lëshuar 24 urdhër arreste, nga të cilat janë ekzekutuar 10 prej tyre,  mes të arrestuarve edhe Oficeri i Antiterrorit, Igli Haxhiaj.

Hetuesit bënë me dije se bazat e grupit kriminal shqiptar ishin në Rovato dhe Palazzolo, ndërsa importi i drogës dhe operacionet e mëvonshme të trafikimit ishin në duart e klaneve shqiptare.