Ballina Aktualitet 1 milion e mjeteve rrugore në qarkullim, Qarku Durrësit i dyti me...

1 milion e mjeteve rrugore në qarkullim, Qarku Durrësit i dyti me 13,6 % të mjeteve

46
0

Instituti i Statistikave publikoi të dhënat mbi qarkullimin e mjeteve rrugore për tremujorin e tretë 2025, sipas të cilave në territorin e Shqipërisë qarkulluan gjithsej 1.025.981 mjete rrugore. Struktura e flotës tregon se autoveturat përbëjnë pjesën më të madhe, me 80,8 % të mjeteve totale, të ndjekura nga motorët me 6,0 % dhe automjetet për transport të përzier me 5,9 %.

Qarku i Tiranës vijon të mbetet territori me densitetin më të lartë të mjeteve, duke përfaqësuar 34,7 % të totalit kombëtar. Pas tij renditet qarku i Durrësit me 13,6 % të mjeteve.

Në të kundërt, Gjirokastra dhe Kukësi regjistrojnë numrin më të ulët të mjeteve në qarkullim, me 2,2 % dhe 2,4 % të totalit.

Gjatë këtij tremujori janë regjistruar për herë të parë 26.614 mjete, nga të cilat 82,3 % janë autovetura. Qarku i Tiranës udhëheq edhe në këtë tregues, duke përbërë 39,5 % të regjistrimeve të reja në rang kombëtar.

Të dhënat e INSTAT tregojnë një tendencë rritëse krahasuar me një vit më parë: Numri total i mjeteve në qarkullim është rritur me 9,2 %. Regjistrimet e reja janë rritur me 1,6 %.

Në listën e mjeteve të regjistruara për herë të parë, Volkswagen mban vendin e parë me 19,8 %, ndërkohë që ndiqet nga Mercedes Benz me 17,0 %.