Ballina Kosovë Nuk pati takim Kurti-Rama, reagon i shqetësuar Pacolli: Kam vetëm një pyetje!

Nuk pati takim Kurti-Rama, reagon i shqetësuar Pacolli: Kam vetëm një pyetje!

37
0

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka reaguar për mostakimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti me homologun nga Tirana Edi Rama, i cili po qëndron në Kosovë.

Pacolli, është shprehur i shqetësuar se dikush në Kosovë po tenton të denigrojë figurën e kryeministrit shqiptar.

Ai e ka quajtur të papranueshëm mostakimin e Kurtit me Ramën, qoftë edhe për shkurt.

Reagimi i tij i plotë:

Shqiptarët shquheshin për mirësinë dhe mikpritjen e tyre, veçanërisht në shtëpitë e tyre.

Është e papranueshme që një kryeministër i rëndsishëm si Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe homologu i tij kosovar të mos ketë kohë për një takim qoftë edhe të shkurtër!

Unë jam i shqetësuar se dikush në Kosovë po tenton të denigroi figurën e Edi Rames.

Për këtë të fundit kam vetëm një pyetje, kush ishte lideri i fundit shqiptar, ballkanik apo botëror që publikisht, duke e parë në sy mikpritësin e tij, në Beograd, përseriti disa herë se “Kosova është shtet i pavarur”!!!! Kryeministër Rama, Kosova dinjitoze i di vlerat e tua!!!