Ballina Europë Zgjedhjet europiane sjellin “viktimën” e parë në Spanjë, liderja e aleancës së...

Zgjedhjet europiane sjellin “viktimën” e parë në Spanjë, liderja e aleancës së majtë jep dorëheqjen

12
0

Rezultatet e zgjedhjeve europiane që u mbajtën këtë të diel duket se kanë sjellë “viktimën” e parë në Spanjë. Yolanda Diaz njoftoi të hënën e 10 qershorit se ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i aleancës së majtë, Sumar.

Gjithsesi ajo të vazhdojë detyrën e saj si ministre e punës në Spanjë dhe si një nga zëvendëskryeministrat e vendit.

“Kam vendosur të largohem nga pozicioni im si lidere e Sumar-it. Qytetarët kanë folur dhe unë do të marr përgjegjësinë”, u shpreh si fillim Diaz.

Më pas ajo shtoi: “Ndjej se nuk kam bërë gjërat që duhet të bëja. Unë besoj me një vendosmëri të madhe në forcën e politikës, në forcën e qeverisjes. Në të qenit një forcë që u jep lajme të mira atyre që kanë probleme”