Korrupsioni në Agjencinë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) vijon të ngrejë shqetësime serioze duke abuzuar me fondet që janë në funksionin të fermerëve të ndershëm.
Kësaj here 6 inspektorë të AZHBR-së dhe drejtorisë së bujqësisë kanë abuzuar me fondet e Skemës Kombëtare, për këtë arsye togat e zeza të Gjykatës së Rrethit Korçë, kanë pezulluar nga detyra punonjësit e këtyre dy drejtorive. Pas denoncimeve të fermerëve drejtoria e policisë së bashku me prokurorinë e Korçës nisën hetimet.
Mësohet se inspektorët e terrenit para se të shpallnin fitues fermerin, në mënyrë artificiale rrisin numrin e matrikujve të gjësë se gjallë, ku paratë e matrikujve pa kafshë i përfitonin vetë inspektorët e terrenit që bëjnë verifikime në ferma.
Konkretiksht tre prej të pezulluarve, Alfred Bakalli, Andrea Miha dhe Julian Zgura, kishin si detyrë verifikonin të numrit e krerëve të gjësë së gjallë në terren, më pas bëheshe likujdimi i fermerëve nëpërmjet Skemës Kombëtare në llogarinë bankare të fermerit, buxhet ky që shpërndahet nga drejtoria e përgjithshme e AZHBR, që si titullarë mban Ardita Kuçin.
Ndërkohë, masë pezullimi është dhënë edhe për punonjësit:
Entela Gjata, punonjëse e degës së AZHBR Pogradec, Ermal Ibri, veteriner i AKVMB, Dritan Cela, veteriner i AKVMB Elbasan.
Përveç pezullimit, Prokuroria u ka caktuar të dyshuarve edhe masën e detyrimit për t’u paraqitur pranë organit të akuzës deri në marrjen e një vendimi përfundimtar. Kjo nuk është hera e parë që drejtoria e AZHBR përfshihet në skandale korrupsioni, ku paratë e njerëzve të tokës shkojnë tek personat që janë larg bujqësisë, por afër me drejtuesit.



