Ballina Dossier Ata që nënshkruan Lirinë dhe u zhdukën në heshtje: tragjeditë e firmëtarëve...

Ata që nënshkruan Lirinë dhe u zhdukën në heshtje: tragjeditë e firmëtarëve të Pavarësisë

13
0

Në 28 nëntor 1912, në një dhomë të vogël në Vlorë, (ne sarajet e Familjes Vlora), një grup burrash (ndermoren) një nga aktet më të rëndësishme të historisë shqiptare. Nënshkrimet e tyre sollën lindjen e (shtetit shqiptar). Por ato nënshkrime, aq të guximshme dhe aq historike, për shumë prej tyre u kthyen në firmën e dënimit dhe (perndjekjes).

Për të kuptuar dhunën që përjetuan më pas, duhet kujtuar një e vërtetë që studiuesit e totalitarizmit e sjellin gjithnjë në vëmendje: kërcënimi më i madh i regjimeve shtypëse është shkatërrimi i sferës publike, çrrënjosja e hapësirës ku individi flet, mendon dhe vepron. (Harresa dhe fshirja e historise). Shqipëria e shekullit XX e provoi këtë, me firmëtarët e Pavarësisë.

Ata, që nënshkruan lirinë, u kthyen në (shenjestetra) të dhunës politike, të torturave dhe të fshirjes nga kujtesa.

Shefqet Daiu, elbasanlliu patriot, shkruesi i Deklarates se Pavaresise, deputet dhe hartues i nje abetareje shqip, u arrestua dhe vdiq i torturuar me 1946. Ai ishte një nga penat më të qarta të kohës. Ai hartoi tekstin e Deklaratës së Pavarësisë. Por në vitin 1946, njeriu që i dha Shqipërisë fjalën e lirisë, u dënua, u torturua dhe u ekzekutua nga regjimi komunist. As emri, as vepra, as sakrifica nuk u përmendën për dekada të tëra.

Lef Nosi, ruajtësi i dokumentit, i pushkatuari i harruar.

Nenshkrues dhe protektori i deklarates origjinale të Pavarësisë deri sa u arrestua me 1944.. Ishte një nga mendjet më të ndritura të kombit, erudit, koleksionist, studiues, burrë shteti. Por në shkurt të vitit 1946 u pushkatua si „armik i popullit“. Biblioteka iu shpërbë, emri iu zhduk nga librat, dhe kontributi iu la në hije.

Qazim Kokoshi, patrioti që i mbijetoi Gestapos, por jo hetuesisë shqiptare

Kokoshi, nje nder patriotet shqiptare qe shumicen e viteve aktive ne politike ia kushtoi kauzes kombetare dhe demokracise ne Shqiperi, megjithese u arrestua, internua nga nazistet, teksa vendosinpas luftes te kthehej ne atdhe, u arrestua me 1946. Por hetuesia komuniste nuk pati të njëjtin “mëshirë” si ajo naziste. Vdiq nën tortura në vitin 1947. Sot, kujtimi për të mbetet vetëm në dokumente të rralla historike dhe adninistrative te shtetit shqiptar.

Xhelal Koprëncka, firmëtari i fshirë nga historia

Hero i heshtur i pavarësisë, i diplomuari i shkolles prestigjoze amerikane Robert College ne Stambollb, u vra pabesisht në vitin 1919 për aktivitetin e tij patriotik. Regjimi komunist e shpalli “reaksionar”, ia hoqi emrin nga lista e firmëtarëve, i shkatërroi varrin dhe, sipas dëshmive, eshtrat ia hodhi në një vend të pashenjuar. Edhe nipi i tij u torturua në Spaç dhe u dënua me pushkatim 70 vjet pas gjyshit me 1979.

Sami Vrioni, aristokrati i ditur që vdiq në burg

Ish minister ne Perandorine Osmane, shok dhe koleg i Ismail Qemalit u kthye ne Shqiperi dhe ishte nder firmetaret dhe delegat ne akuvebdin e Vlores men1912. Perfaqësuesi i një familjeje me tradita dhe ne nje sere postesh administrative dhe politike, ndonese mbetej liberal ne pikepamjet e toj politile, mbylli sytë pas hekurave të burgut në 1947, në varfëri dhe në harrese.

Bedri Pejani, një udhëheqës i njohur, i dorëzuar për ekzekutim

Delegati i Plaves, Gucise, Pejws, prizrenaliu ishte perfaqesuws dhe themelues i Komitetit „Mbrojtja Kombetare e Kosoves“, ju nuk rreshti se perpjwkuri per kauzen kombetare shqiptatare derisa si kryetar i Lidhjes se Dyte te Prizrenit u kap dhe u dorëzua tek serbët, per ta pushkatuar më 1948. I quajtur “armik”, ndërsa ishte një nga mendjet më të ndritura të kombit.

Zini Abaz Kanina, një vit torturë dhe fund i menjëhershëm

Nje nder perfaqesuesit mebte denje te Kanines, kishte nje kariere te vyer si perkthyes, arsimtar, letrar dhe sherbeu ne disa poste te administrates shteterore shqiptare prej 1912 deri ne fund te Luftes, teksa u arrestua me 1951, pas kthimit nga Italia si drejtor i Bankes se Shqiperise ne Rome. E mbajtën të izoluar, e torturuan për një vit, e dënuan dhe pak pas lirimit vdiq me 1959. Asnjë nderim, asnjë ceremoni, asnjë kujtim publik nuk u be per te. Mik i Naim Frasherit, bashkepunues i ngushte me Mit‘hat Frasherin, Ali Asllanin dhe Aristidj Ruçin u la ne harrese per shkak te kontributit patriotik dhe intelektual te tijit, qe i bente hije bazhibozukeve te udheheqjes komuniste pas 1945.

Aristidh Ruçi, nga tregtar i madh, në varfëri ekstreme pas burgut

Delegat dhe firmetari i Deklaratws se Pavarwsise, ishte nje nga manjatet me te shquar te Qytetit te Vlores, filantrop, intelektual, patriot, themelues i Komitetit „Mbrojtja Kombetare“ kundra italianeve me 1920, dhe bashkethemelues i Shoqerise „Perlindja“. Ruçi ebfirmosibdeklaratwn mw kontributin e tij si luftatar dhe bashkethemelues dhe nenshkrues dhe i Memorandumit te Gërçes. Ruçi ishte aktiv ne rrugetimin shteteror te Shqiperise mes dy luftrave boterore, duke iu kundervene te tendencave autoritariste, aq sa u arrwstua dhe u internua prej fashisteve ne Itali. Ndonese ishtw themelues i Kryqit te Kuq shqiptar ne Vlore, pas kthimit prej internimit ne Itali, u arrestua dhe u burgos si trehetar i madh, me akuzen e mospagimit te tatimit te jashtezakonshem te luftes dje iu konfiskua e gjithe pasuria duke e lene të jetonte. Vdiq në 1950, ndërsa shtypi i kohës e kaloi në heshtje të plotë.

Ferit Vokopola, përkthyesi i Kur’anit që jetoi nën përbuzje

Neshkrues i Deklarates, stenografoi fjalimin e Ismail Qemalit ne Kuvendin e Vlores, i diplomuar per jurisprudence dhe ekonomi ne Stamboll, ka mbaktur nje sere postesh publike ne Shqiperi deri me 7 Prill 1939, disa here minister, deputet, letrar, perkthyes dhe poliglot mbetet njeriu që i dha shqipes një nga përkthimet më të rëndësishme religjioze, Kuranit dhe te kalendarit osman. Gjate luftes nuk u angazhua politikisht, u morr me revisten qe themeloi „Njeriu“, dhe shkrimet tek „Zani i Nalte“, por u burgos me 1945. pas lirimit bga burgu prej amnistise, ä jetoi në izolim shoqëror deri në vdekjen e tij në 1969 duke u narre kryesisht me perkthime bga osmanishtja.

Qemal Karaosmani, firmëtari që shoqëroi Ismail Qemalin

Elbasanlliu mik i Ismail Qenalit dhe i shume firmetareve te tjere, patriot i denje, shoqeroi flamurin nga Durrësi në Vlorë. Nënshkroi aktin e pavarësisë si “Qemal Elbasani”. Shërbeu si ministër dhe si drejtues i lartë publik, deputet disa here deri me 1939. Por pas vdekjes së tij në 1946, familja u persekutua, pasuria u sekuestrua, emri iu la në hije për dekada.

Hajredin Cakrani, patrioti i shpallur armik

Firmëtar, anëtar i Pleqësisë se themeluar prej Kuvendit te Vlores, ish minister, ushtarak i larte, ganizator i ushtrisë shqiptare të kohës. Luftetar dhe mje nder organizatoret e Luftes se Vlores me 1920. Kontributi patriotik iu mohua, familja u ndoq, vëllai Bektashi, iu shpall “kriminel lufte” dhe vdiq në burg.

Internimet dhe mërgimet – dënimi që vazhdoi përtej kufijve

Dervish Biçaku, Dhimitër Berati, Eqerem Vlora, Mustafa Kruja, Mit’hat Frashëri, Rexhep Mitrovica, të gjithë firmetare dhe patriote me kontribute te jashtezakonshme ne themelimin e shtetit shqiptar u detyruan të linin atdheun pas vendosjes se regjimit komunist. U shpallën “armiq” dhe “kriminelë”, vetëm sepse nuk i përkisnin ideologjisë totalitariste komuniste. Në vend të nderit që meritonin, u la shenjë harresa per t‘ju erresuar kontributi deri ne fillim te viteve 1990.

Fshirja nga kujtesa – krimi i dytë

Regjimet totalitare nuk mjaftohen duke shkatërruar trupin. Ato synojnë të shkatërrojnë kujtesën.

Emrat e firmëtarëve u zhdukën nga librat

— fotografitë u prishën

— biografitë u censuruan

— varret u shkatërruan

— fëmijët e tyre u shtynë në varfëri, internim dhe turp të imponuar.

I gjithë procesi ishte një shkulje rrënjësh kulturore dhe historike te shtetit shqiptar para 1945. kjo ishte një përpjekje për të ndërtuar një komb pa të shkuar.

Por historia ka kujtesë të gjatë, te atyre qe kane ikur permes pinjolleve te tyre dhebte bashkombasve qe i nxorren nga erresira ku diktatura komuniste i mbajti.

Sot, 113 vjet pas atij nënshkrimi të madh, tragjeditë e tyre rikthehen për të na kujtuar se liria nuk është dhuratë, por sakrificë. Ata që nënshkruan aktin e Pavarësisë paguan një çmim të lartë për ta dhe kombin,

Dhe në një kohë kur historia prapë rrezikon të shtrembërohet, kujtimi i tyre është akt rezistence.

Kujtojmë. Nderojmë. Reflektojmë./vna