Ballina Kuriozitete Kthehet legjenda e viteve 1980

Kthehet legjenda e viteve 1980

21
0

Një nga kompjuterët shtëpiakë më të shitur ndonjëherë, Commodore 64 po rikthehet.

Njësitë e para të reja të kësaj pajisjeje të famshme elektronike nga vitet 1980 kanë dalë nga linja e montimit, që do të thotë se do të jetë në dispozicion për blerje në Shtetet e Bashkuara para festave të Vitit të Ri, raporton KosovaPress.

Christian Simpson, kryeshef ekzekutiv i Commodore, ka publikuar një video nga fabrika ku prodhohet kompjuteri.

Techradar shkruan se kjo është një gjë e madhe, veçanërisht për ata që kanë kujtime të bukura për këtë kompjuter.

Riprodhimi i tij u lansua me këshillën e drejtuesve origjinalë të kësaj kompanie amerikane, përfshirë Leonardo Tramiel, ish-nënkryetar i kompanisë së video-lojërave Atari. Tramiel-it i njihet merita për krijimin e kompjuterit shtëpiak dikur të njohur tetë-bitësh që u ndërpre në vitin 1994.

Për shumë njerëz, Commodore 64 ishte takimi i tyre i parë me një kompjuter si të tillë. Sistemi operativ i viteve 1980 ishte në një tastierë që ishte e lidhur me një disk të veçantë dhe një monitor me ngjyra.

Commodore i shekullit të 21-të duket si ai i 40 vjetëve më parë, por prodhuesi i tij pretendon se nuk është një kopje. Pra, disa nga performancat janë si ato të kompjuterëve modernë, siç është aftësia për t’u lidhur me internetin pa tel, HDMI, USB-3, procesorë të shumtë për përpunimin e zërit, etj.

Megjithatë, fokusi është te nostalgjia, e cila do të reflektohet në faktin se më shumë se 10 mijë lojëra që ishin të disponueshme në Commodore origjinal do të jenë të disponueshme në këtë pajisje.