Ballina Sport Lamine Jamal: Mesi është më i miri në histori, por nuk dua...

Lamine Jamal: Mesi është më i miri në histori, por nuk dua të jem si ai

19
0

Talenti i Barcelonës, Lamine Jamal, në një intervistë të fundit për CBS News, foli për krahasimet e vazhdueshme me Lionel Mesin që e kanë shoqëruar prej ditës së parë në skenën e madhe.

“Është më i miri në histori. Ne të dy e dimë se unë nuk dua të jem Mesi dhe Mesi e di që unë nuk dua të jem ai. Dua të ndjek rrugën time, kaq”, tha shkurtimisht Jamal.

Lamine është krahasuar shpesh me Mesin sidomos pasi u bë debutuesi më i ri në historinë e Barcelonës dhe mahniti botën e futbollit me talentin e tij të jashtëzakonshëm.

Megjithëse e pranon madhështinë e pakrahasueshme të Leos, 18-vjeçari thekson se synimi i tij nuk është të ecë në hijen e legjendës së “Camp Nou”-së, por të ndërtojë historinë e tij në futboll.