Ballina Politika Dokumenti/ Sali Berisha nis të shpërndajë poste për grupin rebel “Të kafes”,...

Dokumenti/ Sali Berisha nis të shpërndajë poste për grupin rebel “Të kafes”, emëron Gjunkshin këshilltarin e tij

28
0

Sali Berisha ka nisur “çmontimin” e grupit rebel Brenda PD, duke nisur të shpërndaj poste. Ai ka firmosur një urdhër si kryetar i PD, duke emëruar një nga pjesëtarët e “Takimit të kafes”, Xhemal Gjunkshin, si këshilltarin e tij për Sigurinë.

Kjo lëvizje vjen pasi këtë të hënë në konferencën me gazetarët, Berisha, sërish është përpjekur që të injorojë dhe minimizojë takimin e një grupi brenda PD të udhëhequr nga Ervin Salianji dhe Ilir Alimehmeti,  të cilët kërkojnë analizë dhe ringritje të Partisë Demokratike, duke nisur debatet për përgjegjësinë e humbjeve dhe katandisjen e partisë në këtë gjendje, në forumet në bazë.

“Takimi i kafes” siç u etiketua nga Gazmend Bardhi dhe Sali Berisha më pas, u zhvillua me dyer të mbyllura dhe pa deklarata nëpër media, gjë e cila nxiti menjëherë spekulimet se brenda Partisë Demokratike po “formohet” një grupim i ri i cili do të kërkojë një lëvizje të strukturave. Por, kreu i PD Sali Berisha u përpoq ta sfumonte këtë takim të Salianjit me figura të tjera të PD-së, duke thënë se takimet në kafe nuk meritojnë të komentohen, kurse ditën bëri një goditje, duke deklaruar se “kushdo ka të drejtë të ketë mendim ndryshe, edhe duke I thënë ato në mediet e qeverisë”.

Por pavarësisht nga ky sfumim dhe injorim, duket se Sali Berisha është realisht i shqetësuar për nisjen e një vale kërkesë llogarie nga demokratëve të cilët gjatë këtyre 4 viteve duket i ka mashtruar me parrulla si, “e rrëzojmë Ramën për 6 muaj”, “do bashkojë partinë”, “primare”, :do ruajmë votën”, e tj, etj, ndërkohë që nga zgjedhjet e vitit 2021 kur PD kishte kryetar Lulzim Bashën, i mungojnë më shumë se 300 mijë vota në përballjen e 11 majit 2025. Duket kjo është edhe arsyeja që po e detyron atë që të shuajë që në djep lëvizjen, duke nisur shpërndarjen e posteve në parti.

Pjesë e këtij takimi i cili trazoi ujrat në PD por që duket se ka shqetësuar edhe Berishën,ishin qenë Ervin Salianji, Ilir Alimehmeti, Hysen Kadiu, i pari i primareve si dhe Aulon Kalaja, Qani Xhafa apo Tedi Kopliku. Të shohim në ditët në vazhdim se çfarë poste do shpërndajë pas Gjunkshit edhe për “rebelët” e tjerë./Alfapress.al