Ballina Politika Paditet në gjykatë ‘Operacioni Shqipëria’: Shpenzimet për Gjadrin u dyfishuan brenda 3...

Paditet në gjykatë ‘Operacioni Shqipëria’: Shpenzimet për Gjadrin u dyfishuan brenda 3 muajve

32
0

Organizata ndërkombëtare ‘ActionAid’ ka depozituar një kallëzim pranë Gjykatës së Auditit, duke denoncuar qeverinë italiane dhe kryeministren Giorgia Meloni, për shpërdorimin e e parave në kuadër të të ashtuquajturit ‘Operacioni Shqipëria’, për ndërtimin e hotspotit në Shëngjin dhe kampit të refugjatëve në Gjadër.

Sipas dokumenteve të paraqitura, Prokuroria Rajonale e Lazios duhet të vlerësojë tani nëse do të nisë një procedim për dëm ekonomik, në bazë të shkeljeve të pretenduara.

Paralelisht, pranë Autoritetit Kombëtar Antikorrupsion (ANAC) janë raportuar dyshime për parregullsi në dhënien e kontratës prej 133 milionë eurosh për menaxhimin e qendrave të pritjes.

Sipas ActionAid, nuk është kryer as verifikimi i rëndësisë ndërkombëtare të kësaj kontrate, një element që do të kërkonte një procedurë më transparente dhe me konkurrencë të hapur.

Hetimet gazetareske të Giorgio Mottola-s në emisionin ‘Report’ në Rai3, ku janë publikuar dy dokumentarë ‘(Hot)Spot Albanese’ dhe ‘Fushata e Shqipërisë’, kanë zbuluar se vlerësimet fillestare të paraqitura para parlamentit italian parashikonin 39 milionë euro për ndërtimin e hotspot-it në Shëngjin dhe të qendrës në Gjadër.

Por brenda vetëm tre muajsh, shuma pothuajse ishte dyfishuar, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi menaxhimin e fondit publik.

Çështja pritet të marrë zhvillime të reja ndërsa autoritetet italiane shqyrtojnë materialet dhe vendosin për hapat e mëtejshëm ligjorë.