Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar me ironi lidhur me mënyrën se si opinionit publik shqiptar i serviren detaje të parëndësishme nga hetimet ndaj figurave politike nga ana e Prokurorisë së Posaçme. Në një postim thumbues, Manjani shpreh “habinë” e tij se si është arrestuar një zyrtare e BE dhe opiniono publik ende nuk ka marrë vesh detaje të jetës së saj apo çfarë i kanë kapur në shtëpi.
“U bënë 9 orë nga kontrolli i banesës së Mogherinit dhe ende nuk kemi marrë vesh ça brekësh ka në shpi; ka apo jo vibrator; kush është palloshi i saj dhe sa i gjatë është…”, shkruan Manjani, duke ironizuar hapue mënyrën e procedimit në Shqipëri.







