Ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë–Serbi, Edita Tahiri, ka reaguar pas lajmit për arrestimin e ish-përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini.
Në një postim në Facebook, Tahiri tha se ky zhvillim nuk e ka habitur, duke e lidhur atë me, siç i cilësoi, “bazat korruptive” mbi të cilat Mogherini kishte vepruar gjatë procesit të dialogut.
“Nuk u habita per arrestimin e saj sepse mbi keto baza korruptive Federica Mogherini hapi deren per lojerat e kufijve dhe ndarjen e veriut te Kosoves, te cilat lojera ne i mposhtem me vendosmeri ndersa vulen e mposhtjes ia dha Angela Merkel”, ka shkruar ajo në Facebook.
Federica Mogherini ka qenë Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, dhe në këtë rol ajo ka shërbyer edhe si ndërmjetësuese kryesore e dialogut Kosovë–Serbi në vitet 2014–2019.







