Ballina Aktualitet Hidhet shorti për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi...

Hidhet shorti për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2026

31
0

Institucioni i Presidentit të Republikës zhvilloi këtë të mërkurë hedhjen e shortit për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) për vitin 2026. Fjona Papajorgji dhe Marjana Semini u zgjodhën anëtaret e përhershme të KED-së nga Gjykata Kushtetuese, ndërsa Genti Ibrahimi u shpall anëtar zëvendësues. Pas shortit, Ilir Panda u përzgjodh anëtar i Këshillit dhe, sipas ligjit, do të jetë kryetar i KED-së për vitin 2026, ndërkohë që Valbon Cekrezi u caktua anëtar zëvendësues. Nga Prokuroria e Përgjithshme, Alfred Progonati u zgjodh anëtar i Këshillit, ndërsa Anila Leka u përzgjodh anëtare zëvendësuese. Të gjithë anëtarët e KED-së do të ushtrojnë funksionet e tyre me kohë të pjesshme për një mandat njëvjeçar që nis më 1 janar 2026.