Ballina Kronika DURRES/ Nga aksident në vjedhje dhe rrahje, policia prangos tre persona

DURRES/ Nga aksident në vjedhje dhe rrahje, policia prangos tre persona

48
0

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin S. M., 23 vjeç, banues në Durrës, pasi mbrëmë, në rrugën “Martin Camaj”, me automjetin që drejtonte në efektin e lëndëve narkotike, ka përplasur këmbësoren, shtetasen M. B., 42 vjeçe, e cila është në kujdesin e mjekëve dhe aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. M., 21 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-I. D., 43 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka vjedhur sende, në një automjet në lagjen nr. 5;
-E. K., 23 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grusht, një 53-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. Xh., banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, u gjetën dhe u sekuestruan 1 armë gjahu dhe 1 pistoletë sportive, të cilat i posedonte pa leje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manëz referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për dy 17-vjeçarë, pasi dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash, në një market.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 13-vjeçar, pasi dyshohet se i ka vjedhur një shumë parash, një shtetasi.
Të miturit iu gjetën dhe iu sekuestruan me cilësinë e provës materiale, një shumë parash të dyshuara të vjedhura.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.