Një 40-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme pasi dyshohet se ra në një humnerë, në fshatin Lëpushë, Kelmend.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 10:52, njofton policia ndërsa thekson se 40-vjeçari nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.
“Rreth orës 10:52, Policia është njoftuar se shtetasi F. S., rreth 40 vjeç, dyshohet se ka rënë në një humnerë, në fshatin Lëpushë, Kelmend.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë konstatuar se, si pasojë e dëmtimeve të marra, 40-vjeçari ka humbur jetën”, njoftoi sot policia. Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes







