Në foltoren e rradhës të mbajtur nga Salianji, deputetë e anëtarë të ndryshëm mbajtën fjalimin e tyre.
Një mesazh dha dhe anëtari i FRPD-së, që nuk harroi t’ia nisë Sali Berishës.
“Dua të përshëndes Berishën. Të hapim disk brenda PD, ca kemi bërë gabim në të shkuarën. S’duam koka turku, por çfarë të përmitësojmë. Diks të tilla ndodhin në çdo familje, çfare mund të rregullohet, ka dhe gjëra që janë bërë në mënyrë të gabuar”,- tha Artjon Bajramaj.
“Duhet të ketë transparencë mes bazës dhe të probleme me reformën territoriale.
Patëm probleme të tjera, siç ishin primaret që për mendimin tim ishte një sistem shumë i mirë sepse i elektrizoi njerëzit dhe i vuri në lëvizje. Rregullat e lojës vendosen përpara nuk mund ti vendosësh mbrapa.
Nuk mund të jetë që futemi të gjithë në garë, fiton dikush, dhe dikush tjetër vendos nga lart se nuk i pëlqen fituesi dhe e nxjerr nga i pari të dyti ose të tretin.
Patëm probleme me listat e mbyllura, patëm probleme me organizmin e deputetëve me listat e mbyllura”, tha ai.







