Ballina Aktualitet Në dosjen hetimore të Erion Isait, si M.A.K. Studio mori licnesë për...

Në dosjen hetimore të Erion Isait, si M.A.K. Studio mori licnesë për HEC nga Belinda Balluku dhe përfundoi në duart e familjes Sako

24
0

Rritja e kuotave politike të Belinda Ballukut, rezultoi e sukseshme edhe për personazhet fokus të këtij emisioni, të cilët nisën të ndryshojnë pozitat e tyre brenda grupeve në kampin socialist. Nga sektori i ndërtimit dhe infrastrukturës, nisën shtrimin e biznesit në fushën e energjetikës.  Kompania Amel Energy në pronësi të bashkëshortes së Artan Sako, në mars të vitit 2023, bleu 50% të aksioneve të kompanisë KENXHI shpk.

Aksioneri tjetër me 50% i kësaj kompanie, Tomor Spahiu është një tjetër shtetas i lidhur me afera korruptive që po hetohen nga SPAK.  Sipas dosjes hetimore ku I është komunikuar akuza Erion Isait Kryetar i Bashkisë Ersekë, Tomor Spahiu ishte bashkëpunëtori kryesor i shtetases Entela Cano.

Ai u bë pjesë e aferave të Entela Çanos me tenderat e ujësjellësit të Erion Isait në bashkinë e Ersekës. Sipas të dhënave të dosjes hetimore të SPAK, dhe investigimit të transmetuar nga Plug pak javë më parë, Tomor Spahiu rezulton se hartoi projektin për ndërtimin e ujësjellësit të 13 fshatrave në bashkinë e Ersekës. Kompania M.A.K Studio e Tomor Spahiut, rezulton se pasi hartoi projektin që dorëzoi Entela Çano në bashkinë e Kolonjës për tenderin rreth 3.8 milionë euro për ujësjellësin e 13 fshatrave, së bashku me kompaninë  e Çanos fituan tenderat e supervizimit për ndërtimin e këtyre ujësjellësave. Këto afera janë duke u hetuar gjithashtu nga prokurori që po heton dosjen e Belinda Ballukut, Dritan Prençi.

Tomor Spahiu në në tetor të 2025 vendos të shes aksionet e kompanisë te miku i tij Fahri Maho e gjitha kjo për të shpëtuar pasurinë gjatë hetimeve të SPAK. Ndërkaq, Amel Energy bleu pjesën tjetër të aksioneve të kompanisë KENXHI shpk, në pronësi të së cilës ishte edhe një hidrocentral. Vetëm pasi aksionere u bë gruaja e Artan Sakos, Këshilli Kombëtar i Territorit do të miratonte një tjetër leje ndërtimi për këtë shoqëri për rritjen e kapaciteteve. Kontrata e lidhur me Ministrinë e Drejtuar nga Belinda balluku për këtë HEC është kryekëput një aferë me vete por do të jetë pjesë e një tjetër emisioni investigativ sëbashku me MAKSTUDIO e Tomor Spahiut.