Nga Eduard Zaloshnja
Pas zgjedhjeve të prillit 2021, PD-ja dhe LSI-ja u ankuan se zgjedhjet nuk kishin qenë të lira dhe të ndershme. Ndërkohë, për diferencën e tyre prej 37 mijë votash ndaj PS-së, u justifikuan me nivelin e lartë të emigracionit – sipas tyre ishin larguar nga vendi shumë votues opozitarë, të cilët nuk patën mundësi të votonin nga diaspora.
Vijmë në zgjedhjet e majit 2025, kur diaspora mund t’i dërgonte votat me postë. PD-ja dhe LSI-ja (të bashkuara në ‘Aleancën për Shqipërinë Madhështore’) morën brenda vendit plot 252 mijë vota më pak se sa PS (edhe pse kjo e fundit mori 34 mijë vota më pak se më 2021).
Po votuesit që kanë emigruar, a e ndihmuan sadopak ‘Aleancën për Shqipërinë Madhështore’ që ta mbushte këtë gropë madhështore elektorale? Përkundrazi, e thelluan
Kështu, PS-ja mori në diasporë plot 75 mijë vota më shumë se ‘Aleanca për Shqipërinë Madhështore’, duke e çuar thellësinë totale të gropës elektorale në 327 mijë vota. Dhe këtë gropë elektorale të koalicionit PD+LSI+etj e mbushën pjesërisht 9 parti të vogla, të cilat morën gjithsej 222 mijë vota.
SHËNIM: Nga sondazhet që kam zhvilluar kohët e fundit, të gjitha partitë ekzistuese kanë pësuar tkurrje në përkrahje, duke e bërë “partinë e të zhgënjyerve” të dytën pas PS-së së tkurrur edhe vetë.







