Ballina Kronika Dyshohet se kryen përgjime, ndalohen tre persona në Portin e Durrësit, dy...

Dyshohet se kryen përgjime, ndalohen tre persona në Portin e Durrësit, dy prej tyre pjesë e Guardia di Finanza

61
0

Policia e kufirit ndalon automjet me pajisje të dyshuara përgjimi; tre shtetas italianë kthehen mbrapsht

Një automjet që kishte mbërritur në portin e Durrësit me tragetin e linjës Ankona–Durrës është ndaluar nga policia kufitare, pasi gjatë kontrollit rutinë janë gjetur disa pajisje të dyshuara si mjete përgjimi.

Tre personat që udhëtonin me automjet janë prezantuar si zyrtarë të Guardia di Finanza. Sipas verifikimeve paraprake, dy prej tyre rezultojnë të jenë vërtet zyrtarë të kësaj strukture italiane, ndërsa personi i tretë dyshohet të jetë një bashkëpunëtor i kontraktuar prej tyre.

Pajisjet e identifikuara si të dyshuara janë sekuestruar nga policia, ndërsa Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për të sqaruar qëllimin e pajisjeve dhe praninë e tyre në territorin shqiptar. Deri më tani nuk dihet nëse ato janë përdorur realisht për përgjime.

Tre shtetasit italianë janë kthyer mbrapsht drejt Italisë, ndërsa hetimet po vijojnë për të përcaktuar natyrën e ngjarjes dhe për të kuptuar nëse është shkelur legjislacioni shqiptar mbi pajisjet e survejimit dhe veprimtaritë operacionale brenda vendit.