Ballina Kronika Aksident në aksin Levan–Tepelenë, plagosen nënë e bijë

Aksident në aksin Levan–Tepelenë, plagosen nënë e bijë

23
0

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në aksin Levan–Tepelenë, në vendin e njohur si kthesa e Poçemit.

Një automjet tip “Audi” ka dalë nga kontrolli dhe është përplasur me murin anësor të rrugës. Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të plagosura një grua dhe vajza e saj, të cilat udhëtonin në automjet.

Sipas të dhënave paraprake të policisë, dyshohet se drejtuesja e mjetit ka humbur kontrollin për shkak të lagështisë në rrugë.

Ndërsa autoritetet po vijojnë verifikimet për të përcaktuar shkaqet e ngjarjes.