Ballina Kronika Zjarr në një banesë në Bajzë të Malësisë së Madhe, përfundon në...

Zjarr në një banesë në Bajzë të Malësisë së Madhe, përfundon në spital 57-vjeçari

25
0

Një zjarr në një banesë është regjistruar këtë të diele në fshatin Bajzë në Malësi të Madhe. Policia bën me dije se një banesë është përfshirë nga flakët, duke rrezikuar jetën e pronarit të saj.

Si pasojë e rënies së zjarrit, janë djegur orenditë shtëpiake të njërës prej dhomave të banesës. Gjithashtu mësohet se pronari i banesës, një 57-vjeçar ka pësuar asfiksi nga tymi i dendur i krijuar në ambientet e brendshme.

Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se zjarri ka qenë aksidental.

“Në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit A. L., 57 vjeç. Si pasojë, janë djegur orenditë shtëpiake të një dhome dhe është asfiksuar pronari i banesës, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Shkodër. Nga veprimet hetimore dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht”, njofton policia.