Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi shtynte një 13-vjeçar të kryente vjedhje.
Uniformat blu bëjnë me dije se 21-vjeçari rezulton i dënuar më parë për vjedhje.
Nga hetimet rezultoi se më datë 20.11.2025, shtetasi S. K. ka vjedhur, me thyerje, produkte të ndryshme në një market.
Gjatë veprimeve hetimore u provua se ky shtetas ka bashkëpunuar dhe ka nxitur një të mitur 13 vjeç për të kryer vjedhje, konkretisht:
-vjedhjen e një shumë parash dhe produkteve të ndryshme në një market;
-vjedhjen e një shumë parash në një lokal, të dyja vjedhjet të ndodhura më datë 06.12.2025.
Po ashtu, gjatë hetimeve u zbulua se 21-vjeçari i ka shitur një shtetasi tjetër veshje uniforme policie, një radio, një palë pranga, si dhe municion luftarak. Punohet ende për të përcaktuar burimin e sigurimit të këtyre sendeve të kundërligjshme.
Të gjitha sendet e kundraligjshme, bashkë me një shumë parash që dyshohet të jenë të vjedhura, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.







