Mohamed Salah nuk është përfshirë në listën e Liverpoolit për ndeshjen ndaj Inter Milanit në Ligën e Kampionëve, në një moment ku tensionet mes lojtarit dhe klubit kanë arritur pikën kritike.
Sulmuesi egjiptian tronditi opinonin sportiv gjatë fundjavës, kur deklaroi se ishte “hedhur nën autobus” nga trajneri Arne Slot dhe drejtuesit e klubit, pasi u la në stol për të tretën ndeshje rresht në sfidën ndaj Leeds United.
Megjithë zhurmën mediatike, Salah mori pjesë në stërvitjen e së hënës dhe u pa duke buzëqeshur me shokët e skuadrës në prag të sfidës evropiane.
Por pavarësisht kësaj, gazetari Fabrice Haëkins ka raportuar se ai nuk do të udhëtojë për në Itali.
“Mohamed Salah jashtë skuadrës së Liverpoolit. Ai nuk udhëton drejt Italisë për ndeshjen ndaj Interit. Vendimi është marrë nga bordi dhe Arne Slot”, ka shkruar gazetari Haëkins.
Lumturia në stërvitje nuk mjaftoi për ta bindur trajnerin, i cili pritet të flasë publikisht për herë të parë sot, në një konferencë për media që pritet të jetë e nxehtë, duke pasur parasysh deklaratat e Salah.
Salah ka edhe 19 muaj kontratë të mbetur, të nënshkruar në prill, me një pagë prej 400 mijë paund në javë. Siç raportohet, janari mund të jetë momenti ideal për largimin e tij nga “Anfield”, me interesim serioz nga klubet e Lindjes së Mesme.







